Ankoheni se nuk mund t’i mbani gjatë xhinset, për shkak të temperarurave të larta? Si thoni, të dilni me ato nga shtëpia, e t’i shndërroni në të shkurtra sapo t’ju zërë vapa? Trendi më i fundit ia u mundëson këtë. Xhinset me dy pjesë janë ‘shpikja’ e re e modës. Siç mund të kuptohet, jo çdo lloj njeriu është i predispozuar të pëlqejë këtë model, pasi fryma disi futuriste që sjell, është shumë lehtë i pa konceptueshëm për një njeri që i pëlqen thjeshtësia. Por, për aq kohë sa një pjesë preferojnë të guxojnë, mundësia iu jepet tani. Është realisht zgjidhja ideale për stinën e verës, sidomos për ata të cilët e kalojnë 12 orëshin larg shtëpisë. E ku ka më bukur se të paraqitesh ndryshe, me të njejtën veshje. Mos u habisni, kjo mund të jetë ëndrra e shumë fashionistave! Në galeri do të gjeni fotot e kësa prurje të re në modë.



















