KreuFashion

‘Red Passion’ i yjeve shqiptarë

Kur ke dyshime mbi veshjen tënde, zgjidh të kuqen!

Janë të shumtë personazhet e showbizit shqiptar të cilët zgjedhin shpesh ngjyrën e kuqe për t’u veshur në jetën e përditshme apo në paraqitjet e tyre të kuruara në tapetin e kuq të eventeve të kryeqytetit. E kuqja, një ngjyrë sensuale në të gjitha nuancat e saj, nuk mund të kalojë pa u vënë re kollaj dhe u përshtatet si biondeve ashtu edhe bruneve.

Jo vetëm në Kanë, por edhe në Shqipëri personazhet e famshëm ndihen mirë në këtë ngjyrë pasioni e cila i bën disi më të guximshëm në look e më romantikë.

‘E kuqja është fiksimi im’- na thotë Besa Kokëdhima në një postim në Instagram. Ndërsa për moderatoren Elita Rudi është ngjyra që e lumturon atë më tepër.

Shfletoni galerinë për të parë disa prej Vipave shqiptarë të cilët e adhurojnë të kuqen, ja disa prej paraqitjeve të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF