Sot, fituesja e çmimeve Oscar, akorja amerikane Angelina Jolie mbush 42-vjeç. Ajo u rrit duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes të mediave dhe ka një stil të shkëlqyer për sa i përket ndjekjes së modës. Jolie është cilësuar shpesh si femra me look-un më të përsosur në tapetin e kuq të eventeve të ndryshme. E kush mund ta harrojë këmbën e saj të djathtë në ceremoninë e Academy Awards të vitit 2012-të?
Brunia bombastike ka dhuruar paraqitje nga më të larmishmet në tapetin e kuq. Që nga personazhi i Lara Croft në premierën e ‘Tomb Raider’ veshur me lëkurë të zezë në vitin 2001 e deri në ceremoninë e çmimeve Golden Globe në 2011-ën ku mahniti e veshur me një krijim smeraldi të qendisur me kristale Swarovski nga Versace. Nëna e gjashtë fëmijëve ka sjellë magjinë në Hollywood si dhe ka tronditur botën kur zbuloi vendimin e saj për heqjen e vezoreve. Jolie njihet për përpjekjet e saj të mëdha humanitare, duke shërbyer si një ambasadore e OKB-së që prej vitit 2001.
Sot, për nder të ditëlindjes së saj ju sjellim në galeri disa prej paraqitjeve të saj më të mira në tapetin e kuq ndër vite. Gëzuar ditëlindjen Angelina!



















