KreuFashion

10 paraqitjet ‘all-in-white’ që iu duhen këtë verë

Një ndër gjërat më të gëzueshme, që sjell stina e verës, është largimi i rrobave të errëta nga përditshmëria. Më shumë se sa një zgjedhje për disa, për një pjesë tjetër është zgjidhje. Për aq kohë sa ngjyrat e hapura nuk e përthithin aq shumë nxehtësinë, jemi të detyruar t’ju mbijetojmë kështu temperaturave ekstreme. Shumica i gëzohet këtij lloj ndryshimi në garderobë, pasi variacioni i koloreve të çelta, shkon për shtat me atmosferën e gjallëruar të këtij sezoni. Shumë në modë janë veshjet një-pjesëshe, së fundmi, ose ato që ndryshe quhen “one-piece”. Pantallonat e bashkuara me pjesën e sipërme të veshjes, janë trendi më i ri, që domosdoshmërisht do të dominojë këtë verë. Këtë herë, ne ju propozojmë diçka shumë më specifike, lidhur me modelet e lartpërmendura. Në galeri do të gjeni 10 veshje të tilla, ku dominuese është vetëm një ngjyrë (mbretëresha e ditëve të nxehta): pikërisht e bardha! Bëni blerje të zgjuara këtë vit, për të pasuruar garderobën me thjeshtësi dhe stil.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF