KreuFashion

Aktivitetet sportive për të qenë në top formë këtë verë!

Duke se kalendari ecën me shpejtësi kur bëhet fjalë për provën e kostumit tuaj të banjës. Që të prezantoheni në një formë sa më perfekte këtë verë, duhet jo vetëm që të mbani një regjim të ekuilibruar ushqimor, por ju këshillojmë edhe që të merreni me aktivitete fizike. Cilat janë sportet ku duhet të përqendroheni? Ja një përmbledhje aktivitetesh fizike të cilat do ju ndihmojnë të digjni kaloritë me shpejtësi edhe të tonifikoni trupin.

Stërvitje ideale, noti ju ndihmon që të digjni rreth 550 kalori në orë dhe ndihmon në zgjatjen e muskujve. Vetë lëvizjet në ujë përbëjnë një lloj masazhi natyral për trupin i cili lufton celulitin. Kombinimi i ushtrimeve në pishinë me një stërvitje specifike në palestër është tepër i këshillueshëm për të gjithë ata që kanë nevojë të tonifikojnë muskujt dhe për të shmangur stresin e tepërt të tërheqjes së tyre.

Rezistencë, fuqi muskulare dhe shumë kalori të djegura, rreth 1300 në një leksion të vetëm. Artet marciale si karateja, xhudo, kick-boxing, kung fu dhe taekwondo vënë në lëvizje gjithë trupin, e shkathtësojnë dhe e bëjnë më elastik atë, më rezistent e të tonifikuar. Këto aktivitete përveçse kanë benefite mbi trupin, kanë edhe efekte pozitive mbi mendjen duke larguar stresin e grumbulluar dhe duke sjellë qetësi dhe siguri në vetvete.

Vrapi është i shkëlqyer për të rënë lehtë në peshë duke riaktivizuar metabolizmin dhe duke mundësuar djegien e kalorive në vazhdimësi. Mjaftojnë vetëm 45 minuta në ajër të pastër për të djegur 800 kalori. Nëse jeni në fillimin e tij nuk duhet të sforcoheni së tepërmi. Një altërntivë pë rata që nuk e duan vrapin por preferojnë të qendrojnë në ajër të pastër është edhe ecja e shëndetshme sportive. Një shëtitje  e shpejtë të cilën mund ta praktikojnë të gjithë pa qenë nevoja që trupi t’i nënshtrohet stresit. Duhet mbajtur ritmi i duhur, por jo shumë i ngadaltë.

Në rast se keni vetëm pak kohë në dispozicion për t’u stërvitur atëherë ju vjen në ndihmë për djegiene kalorive hedhja në litar. Në 20 minuta do të digjni rreth 200 kalori. Do të ishte ideale nëse krahas këtij ushtrimi ju të kombinonit edhe një rreth të vogël për tonifikimin e muskujve në zonën e krahëve, barkut dhe të ndënjurave, duke alternuar ushtrimet në lidhje me ditët e stërvitjes suaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF