Këtë verë, në rutinën tuaj të bukurisë duhet të shtoni truke dhe elementë të cilët nuk i keni aplikuar më parë. Ky sezon i nxehtë veror kërkon që të guxoni në make-up. Harrojeni rimelin e zi klasik dhe përdorni atë me ngjyra, do i shtojë hijeshi syve tuaj, sidomos nën rrezet e diellit. Provoni një të gjelbër me nuancë smeraldi, mund të krijojë iluzione optike dhe t’u japë më shumë jetë ngjyrës së syve tuaj shoqëruar me një penel të hollë ngjyrë kafe ose të zezë.
Vajza, ju duhet që të zgjidhni nuancën që ju shkon më për shtat. Një rimel me ngjyra do shtojë vëmendjen ndaj jush në aktivitetet tuaja verore. Vendosni një rimel të gjelbër dhe do të shkëlqeni! Për ju keni zgjedhur gjashtë prej tyre, të cilat do ju mbajnë në qendër të vëmendjes përgjatë gjithë sezonit.