Kemi folur shumë herë për kostumet e plazhit, ashtu siç kemi sugjeruar atë çfarë është më ‘in’ këtë verë. Por, duhet të kujtojmë se jo çdo stil i preferuar për vitin aktual, na shkon për shtat apo përfshihet domosdoshmërisht në shijet tona. Kështu, kryeredaktorët e revistave më prestigjoze të modës mendojnë edhe për ata, të cilët kanë një shije disi më ndryshe, kur vjen puna tek paraqitja në plazh. Të gjithë adhuruesit e stilit retro, preferojnë kostumet e plazhit me shtrat të lartë. Kjo është për t’u vlerësuar, për aq kohë sa ky model nxjerr në pah format dhe vë theksin në zonën e belit. Si të tilla, japin kontribut të madh në një dukje shumë seksi të hireve trupore. Nëse doni të çlironi vajzën ‘pin-up’ që mbani brenda vetes, atëherë ky është viti i duhur. Me lejen e profesionistëve të modës, tashmë mund të bëni blerje të këtij lloji, e të dukeni sa më bukur nën shoqërinë e rrezeve të nxehta të diellit. Në galeri do të gjeni 15 sugjerime, për kostumet e plazhit me shtrat të lartë.
