KreuFashion

Ja cilat ishin markat e preferuara të Jackie Kennedy!

Jemi mësuar tashmë të lexojmë artikuj mbi stilin e Zonjave të Para të Amerikës, e jo më kot. Kujdesi i veçantë që tregojnë për paraqitjen e tyre, ndryshon nga ai i Dukeshës në Angli, ashtu sikurse bën dallim nga veshja e figurave politike europiane. Kështu, kur flasim për “të parat” në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë e nisim nga ajo, e cila shquhej për stil më së shumti: Jackie Kennedy. Por, cilat janë firmat, që qendrojnë pas imazhit kaq klas të bashkëshortes së fundit të Onassis? Oleg Cassini ishte emri, që dizenjonte të gjitha veshjet e Kennedy-t gjatë kohës kur i shoqi drejtonte Amerikën. Guçi ishte i preferuari i saj, aq sa kompania e quajti ‘Jackie’, modelin e çantës që ajo mbante gjithmonë. Fragranca “Joy’ nga Jean Patou, e cilësuar një herë si më e shtrenjta në botë, ishte pjesë e pandashme e Jackie-t. Këto dhe shumë të tjera, do t’i gjeni në galeri, ku ju prezantojmë markat që dhanë kontributin më të madh në figurën e Zonjës së Parë së Amerikës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF