Lideri i luksit LVMH ka lançuar një website të ri, duke sjellë frymën më pariziene të mundshme. Në bashkëpunim me të famshmin Le Bon Marche dhe 68 firma të tjera mode, faqja më e re sjell një seri veshjesh tërësisht artistike, e cila tejkalon imazhet e përhershme që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Kreativiteti i stilistëve dhe dizanjerëve, shpaloset më së miri në këtë koleksion, që përcillet ekskluzivisht nga (duke filluar që tani) faqja më famoze e modës në internet. Puna artizanale, kolazhi i disa ngjyrave njëherësh, dizenjo të stilit pop-art, do të jenë vetëm disa nga ato që do t’ju mrekullojnë, kur të vizitoni faqen. Sasia e limituar e këtij koleksioni kaq të veçantë do të jetë i disponueshëm edhe në 24 Sevres dhe Le Bon Marche (Paris), ku ndër të tjera do të ofrohen 150 marka në fushën e bukurisë e aksesorëve, duke bërë të mundur dërgimin në 75 vende të botës. Në galeri do të gjeni këto punime unike, si dhe çmimet përkatëse poshtë imazheve. Për fanatikët e modës, mund të themi vetëm diçka: të jeni të sigurt, që në fund do të mbeteni pa mend!





Sporti lufton plakien

Kafeja mbron mëlçinë nga kanceri













