Ndodh që harrojmë ose nuk duam ta besojmë, që stili mund të fitohet thjeshtë. Mos t’ju duket e habitshme, nëse shihni dikë të vëshur me rroba shumë të shtrenjta, e të keq-kombinuara. Mund të jesh shumë ‘fashion’, edhe nëse zgjedh një garderobë të lirë, pa emrin e ndonjë marke të caktuar në etiketë. Një tjetër faktor, që na ngatërron shpesh, është edhe sasia e veshjeve që mbartim në garderobë. Sa herë ju ka ndodhur të fajësoni veten, që nuk keni blerë ende një palë pantallona apo një bluzë, për ta kombinuar me diçka tjetër? Duke u nisur nga kjo, gjithmonë përfundojmë duke thënë: nuk kam çfarë të vesh! Epo, e keni krejtësisht gabim. Hidhini edhe një sy dollapit të rrobave, e shikoni se si mund të kombinoheni shumë herë më mirë, se sa e kishit imagjinuar. Le të tregohemi të sinqertë: ndonjëherë, të të paturit shumë shkakton po aq konfuzion sa të mos paturit fare. Ardhja e verës sjell pozitivitet, e në të njejtin këndvështrim duhet ta shihni dhe ju. Prandaj, ne ju shfaqim 6 elementë të thjehtë veshje për këtë stinë, që mund t’i përshtasni fare lehtë për stilin tuaj.
