KreuFashion

Blogeret bëjnë një event ndryshe në Tiranë!

Foto: Fani Aliko/ Ermal Mulla

Muajin e fundit kemi parë fuqishëm në rrjetet sociale të taguar një emër të ri @tier_by _tier dhe të gjithë ishim kuriozë të dinim kush ishte pas.
Mbrëmë mundëm ta marrim vesh pasi na erdhi ftesa nga Tier që na ftonte tek Deniro për prezantimin zyrtar të TIER, pas së cilit qëndron një stiliste shqiptare Rolanda Balla, e cila në këtë iniciativë ka në krah një partnere  afrikano-franceze Kadi Sylla.
Koleksioni i parë ishte zgjedhur të prezantohej ndryshe, pa sfilatë, por përmes disa blogereve dhe personazheve të njohur të showbizit shqiptar.  Estela, Marigona, Odeta, Eva, Dania, Fioralba, Franci, Sara Berisha e Karaj por dhe dy modele super simpatike Ritch dhe Henrik si dhe një modele me ngjyrë ishin zgjedhur për të prezantuar linjën, e cila përbëhej nga fustane apo kostume elegante me stil minimalist të pastër, por me ngacmime printesh afrikane. Dy  ngjyrat që ishin përdodur ishin e kuqja dhe e bardha. Stilistja na zbuloi që çdo gjë erdhi spontanisht dhe projekti mori komplet një kthesë të madhe vetëm në katër ditët e fundit para prezantimit kur ajo vendosi të përdorte copat origjinale afrikane të blera në Paris. Dy mure me gjethe natyrale dhe me brandin me drita të ftonin të bëje foto pafund dhe njëkohësisht të shijoje mbrëmjen dhe muzikën jazz live të performuar nga ALL IN Band e cila i shoqëroi të ftuarit deri në orët e vona të natës, në skenë gjithashtu u ngjit dhe këngëtarja e mirënjohur Mariza Ikonomi që ishte një nga të ftuarat e eventit e cila e ndezi akoma më shumë atmosferën.
Festës ju bashkuan rreth 100 artdashës dhe miq të stilistes të cilët na garantuan dhe ata një sfilate trendesh të dytë por ndryshe nga ç’ndodh në eventet e tjera tek TIER të gjithë patën mundësi të takohen me të gjithë dhe të argëtohen në një atmosferë shumë të mirë.
Edhe kateringu duhej komplimentuar pasi ishte i gjithi finger food shumë cilësor gatuar i gjithi nga mikesha e Estelës.
Sekretin e sukesesit të festës na e zbulon vetë Estela që ishte dhe  njëra nga blogeret organizatore pikërisht fryma e mirë për të bërë gjëra të bukura si skuadër me kontribut sado të vogël nga të gjitha, sjellja e shkompleksuar dhe mikpritëse e atyre që prezantuan koleksionin duke u ndjerë vërtetë si të shtëpisë. Rrallë ndodh që të ndihen aq komodë në një event të famshëm e më pak të famshem pikërisht sepse këtë donim të realizonim një festë me shije ku të ftuarit mbi të gjitha të argetoheshin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF