Kemi folur shpesh për trendet më të fundit të modës. Besojmë se tashmë jeni disi më të familjarizuar me stilet më të preferuara të të nxehtit e 2017-s. Temperaturat e larta duhet të shoqërohen edhe me kombinime, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht shijen në të veshur dhe komfortin që ofrojnë. Por, duke i kushtuar rëndësi vetëm atyre që duhet të pasurojnë garderobën këtë vit, kemi lënë mënjanë veshjet të cilat duhet të mos i mendoni aspak për paraqitjen e përditshme, gjatë kësaj vere. Kështu, nëse ҫantat prej kashte apo kostumet plazhit të stilit retro janë ndër të më këshilluarat, xhinset skinny janë krejtësisht out për këtë sezon. Në qoftë se po mendoni të përzgjidhni dizanjet me lule të vogla apo ҫizmet ‘cowboy’, bëjeni pa frikë, pasi do ndiheni më in se kurrë. Vetëm mos gaboni të vishni fustanet të përngjashme me këmishat e natës (po, për ato të mendafshit po flasim), pasi gjithë ҫfarë pamë kohët e fundit, do të cilësohet shumë shpejt si jo e stilit. Klikoni në galeri, duke lexuar në shpjegimin poshtë imazhit, se ҫfarë do të jetë in dhe out këtë verë. Këtë vit, nuk ka vend për vendime të gabuara!



Flokë të shkurtra? Pse jo?

Sa uji duhet të pini!










Sporti lufton plakien

Kafeja mbron mëlçinë nga kanceri




