Dizanji leopard është ndër më universalët, e u bënë disa vite tashmë, që e shohim në veshje apo aksesorë të ndryshëm. Por, si gjithmonë bota e modës nuk ndalet, duke ngritur një pyetje të vetme: cili trend i ri do të tërhiqte vëmendjen pafund? Përgjigja më e fundit është të lyerit e flokëve me këtë dizenjo! Erik Pascarelli, një stilist flokësh në Londër, ishte i pari që përhapi këtë trend, kur vendosi t’i bëjë një trajtim të tillë, flokëve shumë të shkurtra të një klienti. Ky ‘eksperiment’ nuk është aq i vështirë sa ҫ’duket. Pascarelli aplikoi filimisht ngjyrën e verdhë të hapur, në flokët e klientit, e më pas përdori nuancë të zezë dhe kafe, për të imituar pullat në lëkurën e leopardit. Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë ta provojnë këtë model, parukieri sugjeron përdorimin e sprejeve ngjyrues, të cilët largohen për pak ditë nga floku. Këshillë kjo për ata që marrin iniciativën e provës, pa patur sigurinë e kënaqjes ndaj rezultateve. Shumë të rinj rebelë, po mbushin Instagramin me postime, ku shihen me këtë lloj modeli të ri të kokës së tyre. Interesante, apo jo? Do kishit guxim t’i lyenit flokët kështu?




Flokë të shkurtra? Pse jo?

Sa uji duhet të pini!










Sporti lufton plakien

Kafeja mbron mëlçinë nga kanceri



