Me kalimin e viteve, gjithmonë e më shumë rritet numri i femrave, të cilat braktisin ngjyrën natyrale të flokëve, për hir të transformimit të pamjes së jashtme. Problemi i vetëm i këtij fenomeni është dëmtimi i kësaj pjese të trupit, ku përfshihet edhe lëkura në skalpin e kokës, si pasojë e kimikateve të shtuara në bojëra të ndryshme. Pavarësisht rezultateve të kënaqshme së jashtmi, pasojat e kësaj proçedure mbeten ende faktor ndikues negativ për shumicën prej nesh. Ndoshta, nuk ju ka shkuar mendja, por ju mundeni të ndryshoni ngjyrën e flokëve me përbërës natyralë, që janë pjesë e kuzhinës suaj. Po, e lexuat mirë! Nuk e keni imagjinuar se mjalti, limoni, çaji janë vetëm disa nga produktet që mund t’ju shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer për ndryshimin e pamjes së jashtme. Më poshtë ju listojmë 8 ingredientë, të cilët jo vetëm që nuk dëmtojnë flokun, por i japin atij shkëlqimin e merituar:
1. Kafja
2. Çaji
3. Limoni
4. Kanella
5. Erëzat
6. Lëngu i karrotës
7. Lëvozhgat e gështenjave
8. Mjalti










Biçikleta feston 200-vjetorin





Mbajini afër miqtë e vjetër




