KreuFashion

Nxirrni në pah flokët tuaj… me një baluke!

Si do të jenë tendencat e balukes për këtë verë? Do t’i japin hijeshi flokut të gjatë, një formë më të theksuar flokut të mesëm dhe do të jetë mahnitëse në flokët e shkurtër. Modeli i flokëve  me baluke do ju shtojë volumin dhe do të krijojë një kontrast me pamjen tuaj të mëparshme. Një baluke e plotë dhe e gjatë do të ishte ideale për këtë verë, por edhe një e shkurtër mbi vetulla ose e shkallëzuar anash do i shtojë stilin pamjes suaj.

Pse të mos ndryshoni pamje edhe ju këtë verë? Shfletoni galerinë dhe zgjidhni atë që bën për ju!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF