Ndoshta ndiheni të lodhur nga maskat e gatshme në sektorët e kozmetikës. Nuk mund t’ju fajësojmë, pasi rezultatet jo gjithmonë janë ato të dëshiruarat, duke shkaktuar shpesh irritime të paparashikueshme. Asryeja? Kimikatet e shtuara, sigurisht! Me ardhjen e ditëve të nxehta, maskat për lëkurën kthehen në një domosdoshmëri, për aq kohë sa ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është i pashmangshëm. Mund të mos ju ketë rastisur të dëgjoni, por disa nga përbërësit më të shijshëm të kuzhinës, janë zgjidhja ideale për fytyrën tuaj. Më poshtë ju paraqesim maskën me luleshtrydhe e limon, për një lëkurë sa më të butë e të freskët (Kujdes! Duhet ta vendosni në fytyrë, jo në stomak!):
Përbërësit:
Copa të prera luleshtrydhesh
2 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji kos
1 lugë çaji mjalt
Përgatitja dhe si ta përdorni:
Perziejini bashkë të gjithë ingredientët, por mos gaboni të përdorni miksues elektronik. Duhet që në fund, të keni një masë të trashë, jo lëng frutash. Kështu, këshillohet të përdorni një lugë të zakonshme. Vendoseni masën në fytyrë, e lëreni të thahet. Kur ta kuptoni se maska ka ngrirë në fytyrë, shplajeni me ujë të ftohtë dhe shijoni rezultatet.