KreuFashion

Nuk keni kohë të thani flokët? Ja 5 mënyra stilimi!

Le ta pranojmë: përdorimi i tharëses në verë bëhet krejt i padurueshëm. Nga ana tjetër, të tharit e flokëve merr aq shumë kohë, saqë kur e mendon të larën, stresi i kujdesit pas dushit i bashkangjitet menjëherë imagjinatës. Kështu, ndodh shpesh të jemi në dilemë, lidhur me modelin që do të përshtasim në kokën e lagur. Domosdoshmërisht lind nevoja për t’i ngritur flokët lart, e na rastis të dalim nga shtëpia me një bisht të kapur në majë të kokës. Epo, e dimë që jeni lodhur nga kjo pamje kaq klishe dhe aspak estetike, për këtë arsye janë përzgjedhur 5 modele stilimi, që jo vetëm mund të realizohen lehtësisht, por do të jenë në të njejtën kohë shpëtimi juaj për këtë sezon. Duke filluar nga karficat e holla, e deri tek flokët me onde pa praninë e difuzorit, në galeri ju prezantojmë me modelet, që do të shndërrohen në të preferuarat tuaja këtë verë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF