Ju kujtohet që rreth dy javë më parë, i kushtuam një artikull xhinseve që mund të shndërroheshin nga të gjata në të shkrurtra? Epo, mos mendoni se kjo është një risi e çmendur, sepse Gigi Hadid guxoi t’i vishte..dhe e dini çfarë? Duken për mrekulli! Krejt të përshtatshme për sezonin veror, me një prurje ideale të së resë, që jo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni konfort, por do të jetë një plus i madh për pamjen e të gjithë ndjekësve të modës. Gigi kishte zgjedhur të bardhën për këtë model, ashtu sikurse të po së njejtës ngjyrë i kishte besuar për veshjen e sipërme. E cilësuar nga Vogue, si një ndër të kombinuarat më mirë në stilin ‘all in white’, modelja tërhoqi vëmendjen tonë me përzgjedhjen e bërë. Epo, ndoshta është momenti ta mendoni seriozisht shtimin në garderobë të këtyre pantallonave, pa pritur më gjatë. Më poshtë do të gjeni foton e Hadid për t’u inspiruar më tepër.