Ende nuk dihet nëse Beyonce i ka sjellë në jetë binjakët e saj apo jo por duket se çifti i famshëm janë kudesur që me zgjerimin e familjes e tyre, ata kanë menduar të marrin një shtëpi më të madhe (jo se ajo që kishin ishte e vogël). Bëhet fjalë për një shtëpi-kështjellë në Los Angelos e cila ka kushtuar plot 200 milion dollarë. Shtëpia është një lagjen e famshme Holmby Hills dhe ishte prona më e shtrenjtë që ndodhej në Los Angelos. Me një stil si kështjellat franceze, banesa e re e Beyonce, Jay Z dhe fëmijëve të tyre ka plot 123 dhoma dhe e gjithë sipërfaqja e vilës është 5200 metër katrorë. Ndër facilitetet e panumërta që ofron kjo shtëpi bëjnë pjesë edhe një kinema private, një palestër gjigande, një pistë për bowling, një qendër SPA dhe një salon i madh bukurie. Në ambientet e jashtme sigurisht që nuk mungon pishina gjgande, disa fusha tenisi, si dhe një parking gjigand, i cili ka kapacitet për të mbajtur 100 makina.
