KreuFashion

Dy mënyrat më efikase për rritjen dhe fortësinë e thonjëve

Ndoshta i ndjeni thonjtë të dobët, ashtu sikurse shihni që nuk keni rezultate në rritjen e tyre. Ky është një problem tipik, i cili ka shtyrë shumë femra drejt një zgjidhje estetike natyrale. Por, problemi i kësaj qendron tek prishja e thoit natyral, si dhe shpenzimi i kohës e i parave, në diçka që mund të zgjidhet edhe në shtëpi. Po, është e mundur! Vaji i ullirit dhe çaji i zi, janë dy përbërës magjikë, për thonj të gjatë e të shëndetshëm. Veproni si më poshtë.

1. Masazhoni thonjtë për 15 minuta me vaj ulliri, gjatë 3 ose 5 ditëve të javës. Më pas shplajini duart me ujë të ftohtë, e kujdesuni për lyerjen e thonjëve.
2. Dy herë në javë, mbanu duart për 20 minuta në një enë me çaj të zi. Përsëriteni për disa muaj, e do ndjeni rezultatet e menjëhershme.

Provojeni menjëherë, e do shkurtoni rrugën për tek estetisti. Ne ju thamë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF