Shumica janë të informuar se vaji i arës së kokosit, nuk është i dëmshëm për organizmin, e si i tillë rekomandohet për përdorim në gatim. Por, ja që ky është një informacion plotësisht i gabuar, sepse vaji i arës së kokosit është po aq i dëmshëm sa gjalpi apo yndyra e një bifteku të skuqur. Kërkimet më të fundit kanë dalë në përfundimin se ky produkt, rrit rriskun për sëmundjet e zemrës dhe infarktet, ashtu sikurse ndikon në ngritjen mbi nivelin e lejuar të yndyrnave të këqija. Vaji i ullirit apo lulediellit janë të vetmit që konsiderohen si të shëndetshëm, duke rrëzuar kështu përfundimisht nga lista, atë të arës së kokosit. Nga ana tjetër, këtë të fundit mund ta përdorni pa problem për efekte kozmetike, si përshembull për bukurinë e flokëve apo të lëkurës, vetëm siguroheni të reduktoni në maksimum futjen e kësaj lënde në organizëm.
