Pasditja e 14 Qershorit mblodhi me dhjetëra të ftuar ndër ta personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar, për të çelur sezonin e ri të barit Panevino në Hotel Plazza. Mes pijeve të ndryshme dhe ushqimeve të shijshme ‘finger food’, që drejtuesit e barit elegant kishin zgjedhur për të ftuarit e tyre, sigurisht që nuk mund të mungonin edhe shkrepjet e blixeve të aparatëve. Bordo ishte aty dhe nëpërmjet fotografive ju sjell atmosferën dhe VIP-at që ishin prezentë në hapjen e verandës së Panevino.
