KreuFashion

14 ide tatuazhesh minimaliste, që nuk do t’i rezistoni

Është ndër kulturat më të lashta, e ka kaluar në histori epokë pas epoke, duke marrë kuptime nga më të ndryshmet. Kur vijmë në ditët e sotme, tatuazhi është kthyer në një trend, duke bërë kështu, që shum të rinj të rendin pas vizatimeve të përjetshme në trup. Edhe pse, çfarë kthehet në modë, ka tendencën të banalizohet e të humbasë kuptimin, gjithsesi kjo nuk ndryshon faktin që dëshira për tatuazhe është gjithmonë e më në rritje. Disa preferojnë të mbushin gjithë trupin, të tjerë kanë dëshirë të kenë vetëm një ose dy, një kategori njerëzish preferojnë minimalizmin në figurë – e ne do të ndalemi pikërisht këtu. Në të tilla raste, tatuazhi nuk tregon gjë tjetër veçse finesë e modernitet, e ju sigurojmë që tatuazhisti juaj do t’ju vlerësojë shumë për këtë. Në galeri do të gjeni mbi 12 modele të këtij lloji, të cilat do t’ju inspirojnë për tatuazhin e parë ose atë të rradhës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF