Janë plot ngjyra, argëtuese dhe mjaft të bukura. Ky aksesor është një nga nga më të përdorurët e më të nevojshmit në plazhe e pishina. Jo vetëm për fëmijët e vegjël, por është shndërruar në një aksesor të veçantë mode edhe për vajzat fashion-iste.
Ato janë në formën e një flamingoje ngjyrë rozë-gold, në formë guaske, në formë ylberi me ngjyrat klasike e i madhësisë për disa persona, komerdare me bisht sirene. Edhe dizajni ka ngjyra dhe printe nga më të ndryshmet, me vija, kafshë, me fruta ekzotike. Ky trend e ka pushtuar Instagramin, e kush nuk do të donte të pozonte pranë një komerdareje kaq argëtuese eee? Apo nje selfie hipur mbi mjelmën apo flamingon?
Kemi përzgjedhur në galeri komerdare fantastike për t’u argëtuar me stil në pushimet tuaja.
U bëtë gati për plazh sot? Hidhini një sy galerisë dhe zgjidhni komerdaren e preferuar, për një verë plot ngjyra që keni për ta mbajtur mend!