Ndryshe themi: ‘Uji është jetë’, e kjo jo pa arsye. Metabolizmi ynë përbëhet më së shumti nga uji, ashtu sikurse dhe planeti në të cilin jetojmë. Mjekët e rekomandojnë më shumë se çdo gjë tjetër konsumimin e tij, e sidomos gjatë periudhës së verës, të gjithë jemi koshientë që uji duhet të jetë pjesë e pandashme e ditës tonë. Nga ana tjetër, shumica prej nesh neglizhojmë për diçka të tillë, duke dëmtuar kështu edhe më tej organizmin. Po, e lexuat mirë! Konsumi i pakët i uji nuk sjell gjë tjetër veçse dëme për trupin, të cilat vështirë se rikuperohen. Më poshtë do të gjeni gjashtë pasoja, që vijnë vetëm nga mospërdorimi i ujit në sasinë e duhur:
1.Rreziku i formimit të gurëve në veshka, rrisqe për kancer në rrugët urinare dhe shtyllën kurrizore, rrisk i lartë për atak kardiak.
2.Modjegia e kalorive në gjendje qetësie – e kundërta (më e domosdoshmja) ndodh vetëm në rastet kur konsumojmë ujë mjaftueshëm.
3.Mosfunksionimi i shpejt I trurit dhe lodhje, pasi dehidratimi shkakton tkurrje të trurit, duke e bërë atë të qendrojë larg kafkës.
4.Ndjenja e urisë së tepërt, e si për pasojë rritja e niveleve normale të kolesterolit e yndyrnave.
5.Dalja e puçrave apo rrudhave në fytyrë, duke bërë kështu që të dukeni shumë më të lodhur nga ç’realisht jeni.
6.Besojeni ose jo, por moskonsumimi i ujit ndikon në gjendjen emocionale, duke na bërë kështu të jemi në humor të keq shumicën e kohës.



















