E ku ka rast më të mirë se sa të mblidheni me të dashurit tuaj, të ngrini dolli e të festoni në një dasmë të bukur verore? Vera njihet si stinë tipike për festa e dasma.
E dimë të gjitha se sapo përmendet një ftesë dasmë, pyetja që pason është ‘Çfarë fustani do vesh?’ Derisa ta keni mbledhur mendjen për fustanin nuk do të gjeni rehat! I hidhni një sy garderobës dhe kuptoni se ju duhet një veshje e re për eventin e radhës.
Përpara se të dilni për shopping me miken tuaj të zemrës, ne ju japim disa sugjerime modelesh dhe ngjyrash tepër të vlefshme në galeri të cilat do ju bëjnë të dukeni një yll i vërtetë përpara pasqyrës dhe jo vetëm! Të jeni të sigurta se sytë e të ftuarve të tjerë do të jenë mbi ju!
Shijojini ato e më pas vendosni se çfarë bën për ju!