Çfarë shihet më shpesh në televizion janë padyshim reklamat, të cilat përfshijnë gati çdo lloj biznesi të mundshëm. Edhe pse më tepër një mundësi përfitimi financiar nga të dyja palët, këto klipe të shkurtra produktesh përfshijnë padyshim edhe anën artistike. Kompani të fuqishme, si psh ajo e Red Bull, shpenzojnë me miliona dollarë në vit, vetëm për reklamat. Por, nga ana tjetër, televizioni nuk është i vetmi vend ku mund t’i gjejmë ato. Reklamimi i një firme apo malli të caktuar mund të bëhet shumë mirë edhe vetëm nëpërmjet një posteri, e kjo më tepër vlen për botën e modës. Dhe ne do të ndalemi pikërisht këtu. Vitet ’90 nuk shquhen për stile të jashtëzakonshme (përkundrazi), por nuk mund t’i mohojmë vetëm diçka: kreativiteti në posterat e gjendura nëpër muret e dyqaneve, ishte i një niveli tejet profesional. Dior, Chanel, Christian Lacroix, Guess, janë vetëm disa nga emrat, të cilët mbahen mend edhe sot për fotot e realizuara plot imagjinatë e frymë artistike, vetëm për t’i bërë reklamën e nevojshme një produkti apo koleksioni. Në galeri do të gjeni 13 reklamat më të bukura të viteve ’90, të cilat do dëshironit t’i shihnit kudo, edhe tani.




Shik me Polka Dots!


Rosé, një shishe për çdo rast!






Gocat trendy me katër palë sy







