Edhe pse shum prej nesh janë të prirur t’i kushtojnë më shumë vëmendje drekës, ai vakt që ka më shumë rëndësi në të vërtetë, është mëngjesi. Gjithë çfarë marrim bashkë me nisjen e ditës, esht ajo çfarë vendos statusin e organizmit gjatë 24 orëve. Duket disi e ekzagjeruar, por është e vërtetuar shkencërisht, që nëse bëjmë zgjedhjet e duhura gjatë këtij vakti, trupi nuk do të ndihet i lodhur gjatë orëve në vijim. Dhe për të gjithë ata, të cilët tregojnë kujdes lidhur me peshën, kemi vetëm diçka për të thënë: mëngjesi luan rolin kyç në balancimin e dietës ushqimore. Nëse konsumoni shumë sheqer, do të ndiheni të uritur për më pak se dy orë, për shkak se ky produkt ka vetinë të digjet shpejtë. Nëse konsumojmë pak kalori, do të ndihemi të pafuqishëm gjatë aktivitetit ditor. Më poshtë do të gjeni një listë të atyre çka duhet të përfshijë mëngjesi juaj, duke iu lënë të lirë të bëni vetë kombinimet, sipas preferencës së secilit. Pas një muaji, do të na falenderoni!
Çerale misri
Kos
Gjysmë kokërr limoni
Banane
Vezë
Shalqi
Fara susami
Luleshtrydhe
Kafe
Çaj
Pjepër
Kivi
Lëng portokalli
Bukë integrale



Shik me Polka Dots!


Rosé, një shishe për çdo rast!






Gocat trendy me katër palë sy








Benefitet e konsumit të ananasit
