Folëm dje për çantat, e sot nuk mund të mos i kushtojmë vëmendje pikërisht kuletave. Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt janë shumë të dhënë pas tyre, edhe pse sot do të merremi vetëm me shijet e vajzave. Për të gjitha adhurueset e kuletave apo ato të cilat kanë ndërmend të bëjnë blerje të reja, ne ju paraqesim në galeri 10 sugjerimet e modeleve më të bukura. Sido që t’i preferoni, me dizenjo shumëngjyrëshe apo pastel, me madhësi sa për disa kartëmonedha apo për të futur dhe celularin në të, zgjidhjen tashmë e keni. Aleksander Ëang, Salvatore Ferragamo, Marc Jacobs janë vetëm disa nga firmat më në zë të cilat kanë investuar për modelet më të bukura të kuletave. Madje, Marc Jacobs i ka kushtuar edhe një xhep apostafat aparatit telefonik, që do t’ju ndihmojë të eleminoni çantën në raste emergjent apo kur dilni për një kafe/blerje të shpejtë. Investimi për të tillë aksesorë ia vlen gjithmonë, e sidomos kur në këto të fundit shpaloset kreativiteti e imagjinata. Cili është modeli juaj i preferuar?








Pishinat më mahnitëse të botës!






30 “Best looks” të Celine Dion





Shik me Polka Dots!
