Shumë prej nesh i adhurojmë bizhuteritë, ashtu sikurse disa të tjerë nuk i shohin si pjesë të veshjes së tyre. Varësja, byzylyku, unaza, ora e dorës – janë këto vetëm disa nga aksesorët, që jo vetëm do t’i shtojnë stilin pamjes sonë, por njëkohësisht do të tërheqin vëmendje kudo që të jemi. Të gjithë e dimë që të tjerët parapëlqejnë detajet, apo jo? Me ardhjen e verës e rrjedhimisht edhe dekolteve, pjesa e qafës dhe kraharorit kanë nevojë të zbukurohen, e për këtë nuk vjen gjë tjetër në shërbim veçse varësja. Këtë sezon preferohet version i gjatë i këtij aksesori, që i përafrohet më shumë stilit minimalist. Me zgjatime të holla, e të plotësuara me një zbukurim në fund, varëset për këtë sezon do të ndihmojnë të dukeni plot stil e ‘fashion’, edhe kur të jeni me bikini buzë detit apo pishinës. Në galeri do të gjeni 10 sugjerimet më të mira, të cilat do të jenë në listën e më të preferuarave për ju këtë sezon.



Pishinat më mahnitëse të botës!






30 “Best looks” të Celine Dion





Shik me Polka Dots!


Rosé, një shishe për çdo rast!



