Është e vërtetë që ka shumë përgatitje maskash në qarkullim, por kjo ndodh sepse lloji i fytyrës nga një person tek tjetri, nuk është kurrë i njejtë. Kështu, nëse për lëkurën e yndyrshme rekomandohet limoni, për atë më të thatën preferohet mjalti apo çokollata. E ne sot, do të merremi pikërisht me këtë të fundit. Për të gjithë ju, që vuani nga aknet, maska e mëposhtme do të bëjë të mundur pastrimin e thellë të tyre, si dhe do të shërbejë si parandalues i rrudhave e dëmtimit të lëkurës nga dielli. E pasur me antioksidantë, kjo përbërje do të ruajë fytyrën nga dëmtimi i proteinave natyrale. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme.
Përbërësit:
1/3 filxhan me pluhur kakao
3 lugë çaji krem qumështi
2 lugë çaji djath të butë dhie
1/4 filxhani me mjalt
3 lugë çaji çerale të thërmuara
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit në një miksues ushqimi. Lëreni masën 3-5 min në gjendje qetësie, para se ta vendosni në fytyrë. Pas aplikimit në lëkurë, mbajeni për 20 minuta, dhe më pas pastrojeni me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë.
Rezultatet do t’ju mahnisin!




Argëtohuni me Emoji këtë verë!






Benefitet e të ecurit buzë detit









