Buzëkuqi është një domosdoshmëri e rutinës sonë të bukurisë! Edhe kur jemi vonë për takimin tonë të veçantë, e gjejmë kohën ta vendosim, në ashensor apo në makinë kur kemi ndaluar në semafor.
Po si të dukemi bukur këtë verë? Me çfarë nuance do të shkëlqejmë? Trendi i momentit janë buzët ngjyrë nude, ngjyrë mishi. Përshtatet lehtësisht si me grimin e syve smokey, por edhe me një penel të hollë apo vetëm rimel.
Tonalitetet variojnë që nga ngjyra bezhë deri tek roza e hapur e me shkëlqim. Për buzë të holla aplikoni një buzëkuq me shkëlqim. Në të kundërt, nëse keni buzë mishtore zgjidhni një ngjyrë më të fortë. Kemi përzgjedhur në galeri produktet më të mira të momentit, zgjidhni atë që bën për ju!

Fashion
Benefitet e të ecurit buzë detit










Fashion
Pishinat më mahnitëse të botës!






Fashion
30 “Best looks” të Celine Dion


