KreuFashion

5 paraqitjet më të papërshtatshme për një takim

Edhe pse të veshurit është një stres i përditshëm, raste të veçanta janë ato të cilat na vënë përballë dilemave të mëdha. Kujdesemi të kemi një paraqitje sa më të mirë, në takime pune apo evente të ndryshme. Por, mendoni sikur do dilni në takim me një djalë simpatik apo me ishin tuaj – me siguri u mbushët me djersë të ftohta vetëm duke e menduar! Nuk gaboni, pasi në të tilla raste asgjë nuk mund të bëjë më shumë përshtypje herën e parë, se sa ajo çfarë shihet së jashtmi. Nëse po mendoni për dekolte të ekzagjeruara, ju lutemi të qendroni larg tyre. Dëshironi të shpërfaqni klas, jo vulgaritet, apo jo? Nëqoftë se ju kap syri pantallona me shtrat të ulët, bëni mirë të mos merrni mundimin t’i prekni, ashtu sikurse duhet të shmangni veshjen e xhaketave të shkurtra (një pelerinë e gjatë do të ishte perfekt!). Me kombinime të tilla, jo vetëm që do të prezantoheni në mënyrën më të mirë të mundshme, por do të fitoni vëmendjen e djalit tuaj të preferuar ose do të bëni që ishi t’ju kërkojë me doemos numrin e ri. Klikoni në galeri për të parë çfarë veshjesh të mos zgjidhni në të tilla takime, e çfarë mund të vishni në vend të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF