KreuFashion

Për flokë të bukur si me magji, përdorni këtë maskë

Flokët janë gjysma e bukurisë për një femër. Por, jo të gjitha kanë fatin për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm. Ne ju sjellim një maskë shumë të thjeshtë e përbërë me një ingredient që të gjithë e kemi në shtëpitë tona. Gjithçka ju duhet për këtë maskë janë 2-3 kokrra qepë dhe pak mjaltë (nëse keni).

Merrni 3 kokrra qepë dhe shtrydhini lëngun me rende, napë ose shtrydhëse. Pasi të keni përfituar një masë lengu hidhni në të një lugë mjaltë. Mjalti përdoret për t’i dhënë flokëve shkëlqim. Përzieni dy përbërësit dhe masën e përftuar viheni në të gjithë flokun nga rrënja tek majat. Mbajeni këtë maskë për rreth një orë dhe më pas lani kokën. Kjo maskë përsëritet dy herë në muaj. Do të shikoni pas disa muajsh rezultate të shkëlqyera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF