KreuFashion

Si të shmangni reçipetat këtë verë!

Jo të gjithë femrat ndihen njësoj lidhur me reçipetat. Disa nuk e mendojnë t’i heqin ndonjëherë, të tjera janë përshtatur nga nevoja, e nuk janë të pakëta ato të cilat nuk munden t’i durojnë asnjëherë! Nga ana tjetër, të veshurit e tyre janë përfshirë në etiketën e paraqitjes së përditshme, dhe jo vetëm. Ka disa vite tashmë, që disa nga rebelet e Hollywood thyen tabutë, duke treguar më shumë seç duhet nëpërmjet shmangies së reçipetave. Kjo zgjedhje shkoi akoma dhe më larg, kur disa vendosën të kërkonin shfaqjen lirshëm të gjoksit në publik. Megjithatë, mendojmë se shumë prej jush, më tepër se sa një kauzë, kërkojnë rehatinë personale, duke mos tërhequr shumë vëmendje me zgjedhjen e tyre. Si çdo gjë, edhe kjo ka një zgjidhje, duke ju ardhur në ndihmë stilet e përshtatshme për problemin tuaj. Palat e mëdha në pjesën e sipërme të veshjes, mëngët shumë të ngrëna në anë, materiali i plotë i bluzës, janë vetëm disa nga elementët që largojnë vëmendjen nga ajo çka vërtetë duhet të vihet re e para. Klikoni në galeri për të gjetur veshjet e përshtatshme, që do t’i thonë ‘lamtumirë’ reçipetave këtë vit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF