Në verën e këtij viti ju duhen me patjetër edhe një palë sandale të tilla, nga ato të cilat të kujtojnë pushimet apo një peizazh ishullor, edhe kur jeni në qytet. Kjo është e bukura e tyre, janë të kombinueshme si në përditshmëri edhe në pushime, ku garderoba juaj është sigurisht më e gjallë se zakonisht.
Në këtë stinë rikthehen fuqishëm sandalet e tipit boho-chic, të cilat të kujtojnë hipitë e mokasinat deri diku, megjithatë kanë elegancë në këmbët tuaja. Detajet verore si thekët, rruazat, guaskat, perlat, puplat ju shtojnë gëzimin e kësaj stine dhe ju kujtojnë se së shpejti niseni për pushime edhe ju. Ato karakterizohen nga lëkura dhe rripat dhe dekori i ngarkuar si në shapka, sandalet tip gladiator apo edhe në modelet më elegante për një rast disi më të veçantë. Një gjë është e sigurt, këto modele janë protagonistet e kësaj vere, i keni të gjitha në galëri!