Të gjithëve na pëlqejnë ato buzëqeshjet rrëzëllitëse të yjeve të Hollywood. E kush nuk do të donte të kishte dhëmbë të bardhë e të bukur! Por jo të gjithë e kemi këtë fat. Për të evituar trajtimet e shtrenjta me lazer apo shërbimet shpesh të dhimbshme tek dentisti, ne ju sjellim disa mënyra natyrale për të patur dhëmbë super të bardhë. Richard Marquez, një dentist i njohur nga Marylebone ka zbuluar disa mënyra shumë të thjeshta për të zbardhur buzëqeshjen tuaj, pa dëmtuar dhëmbët, por sigurisht dhe portofolin.
Soda e bukës: Falë përbërësve oksidantë soda e bukës është një zbardhues natyral. Ky përbërës që të gjithë e kemi në kuzhinë është edhe në përmbajtjen e pastave të dhëmbëve. Merrni një sasi të vogël sode buke dhe lageni me pak ujë. Më pas këtë përbërje vendoseni në furçën e dhëmbëve dhe fërkoni dhëmbët njësoj siç bëni me pastën. Do të shihni që përdorim pas përdorimi, dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë.
Luleshtrydhet nuk janë të shijshme vetëm për t’u ngrënë por mesa duket paskan edhe një tjetër benefit. Ky frut ka në përbërje të tij acidin malik i cili është një zbardhues natyral. Ndaj mos i ndani luleshtrydhet nda dieta juaj e përditshme.
Ujë i ngrohtë i kripur shërben edhe për bardhje dhëmbësh, por edhe për t’u kujdesur për mishrat e dhëmbëve. Uji i ngrohtë i kripur është një antibakerial natyral, ndaj herë pas herë bëni gargarë me të.
Djathi ka në përbërjen e tij shumë kalcium që ndihmon në forcimin e dhëmbëve. Gjithashtu ka një sipërfaqe zbardhuese që ndihmon në zbardhejn e dhëmbëve tuaj.