KreuFashion

Nga 1990 në 2000: veshjet më të shëmtuara, pas së cilave u çmendën VIP-at!

Ndoshta, është një nga industritë më të çmendura e konsumatore sot për sot. Moda vë vulën për gjithçka që lidhet me paraqitjen e jashtme, duke krijuar kështu atë çka ndryshe  quajmë ‘trendet më të fundit’. Të parët që i promovojnë janë VIP-at, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, veçse shpërndajnë në mënyrë virale një stil të caktuar.  Por, ashtu sikurse i ofron, moda di dhe të tërhiqet prapa me kalimin e kohës. Nëse në vitet 2000, pantallonat me shtrat të shkurtër u konsideronin ‘fashion’, sot revistat më prestigjoze në botë i klasifikojnë si të shëmtuara e krejt të papërshtatshme. Ju kujtohet kombinimi i minifundeve me çizmet prej pellushi? Epo, një periudhë e tillë cilësohet si e marrë fund për momentin, ashtu sikurse klasifikohet tek skandalozet veshja e bluzës me mëngë të gjata, me një me mëngë të shkurtra sipër (të na ndjeni, të gjithë ju që keni ende një të tillë në garderobë!) Por, e dini çfarë? Nëse Kendall Jenner, Gigi/Bella Hadid, Kim Kardashian do të veshin ndonjë nga stilet e lartpërmendura, jo vetëm që nuk do të kritikohen, por do t’iu kushtohen artikuj të tërë lidhur me atë çka të famshmet sollën direkt nga ’90 apo ’00, në rrugët e Los Anxhelosit apo Parisit të 2017. E ndërsa presim VIP-at t’i riveshin, në galeri do të gjeni disa nga trendet që konsiderohen tejet të shëmtuara për dekadën 1990-2000.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF