Janë ndër më të preferuarat e të rinjve, dhe jo vetëm. Me një historik më të hershëm nga sa e mendoni, tatuazhet mbeten ndër format e preferuara të zbukurimit të trupit. I kushtuam disa javë më parë një artikull tatuazheve minimaliste, prej të cilave mund të inspiroheshit. Sot, do të trajtojmë anën ‘e errët’ të tatuazheve, duke iu vënë në dijeni të veprimeve që mund të bëni, e që do t’ju çojnë në rezultate nga më negativet. Që nga përzgjedhja e llojit të tyre, e deri tek ajo çfarë duhet të konsumoni një natë përpara, më poshtë do të gjeni disa nga këshillat më të vlefshme, për këdo që po mendon të vulosi trupin me një figurë të përhershme.
1. Mos kërkoni në Google ose Pinterest për inspirim.
2. Nëse ju shkakton alergji ndonjë ton sysh apo buzëkuq, të njejtën gjë mund të bëjë edhe boja e tatuazhit.
3. Një tatuazh i mirë nuk është i lirë, dhe një tatuazh i lirë nuk është i mirë.
4. Vizitoni studion e tatuazhit, para se ta bëni një të tillë.
5. Një tatuazh i mirë vjen si rezultat i një komunikimi të mirë.
6. Dizenjot në duar dhe këmbë do të zbehen më shpejtë.
7. Një natë përpara, bëni gjumë mjaftueshëm, hani një vakt të bollshëm e mos kaloni natën jashtë apo të konsumoni pije alkolike.
8. Dhimbja do të reduktohet në më pak se 15 minuta.
9. Gjatë shërimit, zona e tatuazhit do të djegë po aq sa lëkura e përcëlluar nga dielli në plazh.
Jeni gati, tani?


Të famshme me kostum e kollare!

Pak alegri në këmbët tuaja!











Argëtohuni me Emoji këtë verë!





