KreuFashion

Del në shitje koleksioni personal i veshjeve të Audrey Hepburn

Kemi lajme të mira për të gjithë fansat e aktores Hollivudiane Audrey Hepburn: veshjet e koleksionit personal të yllit të kinematografisë do të dalin në shitje për herë të parë në këtë vit.

Veshjet e saj kanë qenë pjesë e familjes Hepburn deri tani dhe do të ekpozohen për shitje në Londër,  24 vite pas vdekjes së aktores. Çmimet e tyre do të variojnë nga 100-80.000 paund. Veshjet më të spikatura të këtij koleksioni janë një xhaketë Burrbery, një palë këpucë baleti si dhe një fustan mbrëmjeje ngjyrë blu prej satini i markës së preferuar të Audrey-t, Givenchy. Gjithashtu do të dalin në shitje edhe koleksionet e fotografive në vite të ikonës aq të preferuar për filmat dhe modën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF