KreuFashion

Flini mirë dhe shmangni pagjumësinë, ja këshillat!

Në rast se ju ka ndodhur të numeroni delet me mijëra herë dhe nuk ju ka zënë gjumi, apo zgjoheni vazhdimisht ne ju japim disa këshilla të vlefshme se si të flini mirë duke shmangur pagjumësinë.

Problemet në jetën e përditshme, në shkollë apo punë na shtojnë stresin, ankthin dhe sigurisht ndikojnë edhe në cilësinë e gjumit.

Një nga këshillat kryesore është të shmangim aktivitetin fizik afër orës së gjumit sepse organizmit i shtohet gjallëria. Ju këshillojmë të bëni aktivitete më qetësuese si leximi i një libri.

Pini pije të ngrohta qetësuese si kamomili dhe kujdesuni të mos shtriheni për të fjetur me barkun plot nga një darkë e pasur me ushqim të bollshëm e të rëndë për stomakun. Zgjidhni pjata me përmbajtje magnezi dhe proteinash si perimet apo drithërat integrale.

Largohuni prej smartfonit, tabletit dhe dritës së fortë në dhomë. Drita stimulon nervin optik i cili i çon impulse trurit, mendja nuk arrin të qetësohet dhe as trupi.

Mundohuni të flini në orare të rregullta dhe të shmangni kafetë.

Dhoma në të cilën do të pushoni duhet të jetë larg zhurmave dhe në temperaturën 20gradë.

Këshillohet pak meditim përpara gjumit. Shmangni mendimet dhe përqëndrohuni tek frymëmarrja dhe qetësia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF