KreuFashion

Një mbrëmje romantike në… plazh!

Tashmë që vera erdhi kemi dëshirë ta kalojmë sa më shumë jashtë e në ambiente të hapura. Fundjavat në plazh, pranë detit janë një ide fantastike për të festuar një rast të rëndësishëm ose t’i bëni një surprizë të dashurit tuaj nën një atmosferë intime e romantike.

Mund të jetë një mbrëmje për dy, ose edhe me më tepër të ftuar, mjafton të gjeni vendndodhjen e duhur dhe të shfrytëzoni peizazhin bregdetar me ngjyrat që ju rrethojnë. Nëse preferoni detajet në perfeksion atëherë duhet të shfletoni me patjetër galerinë tonë për ide dhe për aksesorët e ngjyrat e duhura.

Një sekret? Vini theksin mbi ngjyrat për të pasur një hapësirë sa më të këndshme në dispozicion, shfrytëzoni dritat, kompozicionet e luleve apo edhe qirinjtë nuk mund të mungojnë për të pasur një atmosferë sa më origjinale. Mbrëmja  juaj do të jetë jo vetëm e bukur, por edhe tepër e pazakontë, intime dhe relaksuese. Do ta kujtoni gjatë këtë moment dhe do t’i lini të ftuarit gojëhapur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF