Nëse jeni në plazh dhe po mendoheni dy herë nëse do ndërroni kostumin tuaj të banjës me një veshje më të përshtatshme për darkë, shikoni ikonën e modelingut Bella Hadid dhe mbajeni veshur pjesën e sipërme të bikinit!
E vogla e familjes Hadid u shfaq në hyrjen e hotelit të saj në Paris mjaft sportive, veshur me pjesën e sipërme të bikinit me ngjyrë të zezë, e cila lejonte të dukej disi pjesa poshtë gjoksit.
Bella ishte kombinuar me një palë xhinse me bel të lartë e me ngjyrë të çelët, taka ta larta po me material xhinsi, e me një xhaketë tip stil motorristësh me dizajn lëkurë gjarpri të hedhur shpatullave. Modelja e ka plotësuar look-un me flokët e kapura, vëthë gold dhe një palë syze dielli të vogla të firmës së saj.
Duke u shfaqur në këtë mënyrë nëpër rrugët e Parisit, Bella sa po na provoi se rrobat e banjës nuk janë funksionale vetëm për në pishinë!
Shikoni fotot në galeri dhe frymëzohuni edhe nga kjo ikonë stili!







Një zhytje ‘në fund të detit!’










Të famshme me kostum e kollare!

Pak alegri në këmbët tuaja!

