KreuFashion

Veshja ikonike e Princeshë Diana sapo u rikthye fuqishëm!

Diana ishte shumë më shumë nga çfarë përfaqësonte në të vërtetë: Princesha e njerëzve, trëndafili i Anglisë, e natyrisht një nga femrat më me shije në të veshur. Ky vit shënon 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta dhe Kensington Palace është një nga të shumtit që po përkujton Diana-n, si një ikonë stili të përjetshme. Duke vendosur në ekspozitë disa nga veshjet më të bukura të Princeshës, vihet re rikthimi në modë i pothuajse të gjithë koleksionit të saj, edhe pse ajo çka bie në sy është një model në veçanti. Fustani i bardhë me pika të zeza, u vesh nga Princeshë Diana në Garën Derby të Kuajve në Epsom, pikërisht në vitin 1986. Por, muajin e fundit kemi parë disa nga blogeret më të famshme të momentit, të cilat kanë zgjedhur të njejtën dizenjo për paraqitjen e tyre. Dizanjeri francez, Simon Porte Jacquemus ka rikrijuar këtë stil në formën e një këmishe, pas së cilës nuk mund të mos dashurohesh. Në galeri do të gjeni dy modelet. Cili mendon se ju përshtatet më shumë?