KreuFashion

Stili i Kate Middleton para se të bëhej princeshë është vite dritë larg atij që ka sot

Para vitit 2011 Catherine, Dukesha e Kembrixhit ishte thjesht Kate Middleton, një vajzë e thjeshtë që s’kishte pse shqetësohej për gjatësinë e fundit, apo për belin e ulët të pantallonave. Stili i saj i veshjes asokohe ishte shumë larg atij që ne kemi parë, që prej kohës që u bë pjestare e familjes mbretërore britanike. Që nga fundet e shkurtra, xixat, printet leopard, apo edhe barkun jashtë, Kate i ka veshur të gjitha pa patur ‘kornizat’ që i dikton protokolli mbretëror tani që ajo është një princeshë. Në galeri do të gjeni foto të Kate Middleton që me siguri do t’ju duhet të fërkoni sytë, për ta besuar që dikur ajo ka patur një stil veshje kaq ndryshe nga i sotmi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF