Jemi zyrtarisht në stinën e verës, e bostani nuk mungon kurrë në tryezat e ngrënies. I shijshëm, i freskët e plot ngjyra për syrin, ky frut sjell plot të mira edhe për flokët e lëkurën. I ardhur nga Afrika, bostani ka përmbajtje të vitaminave A, B6 dhe C, ashtu sikurse është i pasur me likopene dhe amino acide, kontribuese këto për mirëqënien e lëkurës dhe flokëve. Antioksidantët që përmban, ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e sistemit imunitar, si dhe parandalimin e inflamacioneve për organizmin. Më poshtë do të gjeni 7 përfitimet që vijnë drejtpërdrejtë nga bostani:
1. Ndihmon në rritjen e flokëve.
2. Parandalon rënien e tyre.
3. I jep flokëve shkëqlim.
4. Hidraton lëkurën.
5. E tonifikon atë.
6. Parandalon mplakjen.
7. Parandalon prodhimin në masë të yndyrës së lëkurës.
