Çdo ditë e më shumë ‘bombardohemi’ me informacion të pafundëm mbi trendet më të reja të modës. Ngjyrat e kësaj vere, format më të përshtatshme, dizenjot më të preferuara – janë të gjitha këto kategorizime, të cilat na vënë përballë përgjegjësisë të zgjedhjeve të duhura mbi paraqitjen e jashtme. Por, sipas shkencës, duhet të përzgjidhni me kujdes atë çka duhet të vishni, duke u bazuar tek elementët që tërheqin më shumë vëmendje në sytë e të tjerëve. Më poshtë do të gjerni listën e plotë, së bashku me shpjegimet përkatëse:
Takat e larta
Për aq kohë sa tregojnë klas, elegancë dhe feminitet, meshkujt janë të parët që tërhiqen nga femrat me taka të larta. Madje, sipas disa studimeve të fundit, sjellja e tyre ndryshon krejtësisht në marrëdhënie me të tilla femra, duke shfaqur kështu gjithmonë xhentilesë, e duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme ndaj vajzave, qoftë kjo edhe për gjërat më të vogla e banale.
Fustani i zi e i ngushtë
Sipas shumë burimeve, e zeza është e para në listë ndër të gjitha ngjyrat, e cila lidhet drejpërdrejtë me karakteristika, si: të qenurit seksi, besimin në vetvete dhe inteligjencën.
Veshje e sipërme me shpatullat e zbuluara
Menduat se gjoksi dhe vithet janë të vetmet forma trupore që iu intereson meshkujve? Epo, mendoni gabim. Studiuesit e Universitetit New South në Wales kanë dalë në përfundimin se djemtë tërhiqen më së shumti nga krahët dhe shpatullat e femrave.
Ngjyra e kuqe
E kuqja e pasionit, dashurisë dhe romancës, është e ditur nga të gjithë tashmë, që tërheq femrat, po aq sa meshkujt. Jo krejt i panjohur si fakt, apo jo?
Veshjet ngjitur pas trupit
Është mënyra më e mirë për të shfaqur format e plota trupore, që ndër të tjera do të japë idenë e një ‘hourglass’ të përsosur, edhe nëse nuk e keni një të tillë.
Syzet e diellit
Është një ndër elementet më të preferuara të vajzave që ndjekin modën, dhe jo vetëm. Intriga, misteri, janë të parat gjëra që vijnë ndër mend, kur sheh sytë e mbuluar nga një aksesor i tillë.



Një mbrëmje romantike në… plazh!








Bella Hadid provokon sërish!







Një zhytje ‘në fund të detit!’

