KreuFashion

Ja sa shpesh duhet t’i lani flokët!

Është, ndoshta, një prej pyetjeve që kurrë nuk mori një përgjigje të saktë, edhe pse më tepër se sa një udhëzim, mbetet zgjedhje individuale. Nuk janë të paktë ata që nuk e imagjinojnë dot të kalojë më shumë se dy ditë pa larë flokët, ashtu sikurse të tjerë janë të prirur t’i lajnë përditë, e një pakicë kanë përzgjedhur këshillën e Kim Kardashian për t’i larë vetëm një herë në javë (e…?!) Epo, sado absurde t’ju duken këto këshilla, çdo sugjerim nëpër artikuj të ndryshëm bukurie, bazohet domosdoshmërisht në studime të shumta, për të sjellë rezultatet në formën e përgjigjeve për të gjithë ju.

Sa më pak t’i lani flokët, aq më pak do t’ju duhet t’i lani ato. Mund të duket si lojë fjalësh, por kjo është e vërteta. Shumica e vajzave me flokë të mrekullueshëm e lajnë kokën shumë më rrallë nga sa e mendoni. Kjo, sepse ato nuk përdorin produkte të shumta për flokët, dhe gjatë javës përdorin zgjedhin shampo me pak përmbajtje kimike, e si pasojë yndyra natyrale e flokut, nuk bën gjë tjetër veçse e ushqen atë dhe e mban në gjendjen më të mirë të mundshme.

Duhet të keni parasysh, që ta pastroni flokun deri në thellësi kur laheni, dhe kurrë mos evitoni larjen dy herë të kokës. Edhe pse, të gjitha këto, varen drejtpërdrejtë nga lloji i flokut që keni. Flokët e thatë kërkojnë larje rreth dy herë në javë, e në të tilla raste duhet përdorur një sasi më e limituar shampoje. Ashtu sikurse flokët e yndyrshëm, meritojnë të lahen çdo ditë, me anë të përdorimit të shampove pa vaj të shtuar, sulfat apo përbërje zbutësi. Flokët normalë duhet t’i lani aq herë sa është e nevojshme – në çdo rast kur e vëreni që kanë nevojë.

Me pak fjalë, çdo gjë është në varësi të natyrës së flokut, edhe pse për secilin prej tyre, siç e thamë dhe më lartë, sugjerohet mospërdorimi i shpeshtë i kimikateve të tipit: llak, xhel, bojë ngjyruese etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF