Çdo element i pamjes së jashtme ndikon në moshën që tregoni me anë të paraqitjes tuaj. Modelet e veshjeve, ngjyrat e përdorura, grimi, ashtu sikurse stilimi i flokëve, duhen përzgjedhur në mënyrë të tillë, që të keni gjithmonë një pamje sa më të re e të freskët, dhe jo e anasjellta. Krehja e gabuar, modeli tejet i ekzagjeruar, një-dimensionaliteti i nuancës së flokëve, janë vetëm disa nga faktorët që do të bëjnë të dukeni në moshë shumë më madhore, nga ç’jeni në të vërtetë. Më poshtë do të gjeni 6 gabimet kryesore, që duhet t’i shmangni për të mos patur një rezultat të tillë.
Më të stiluara seç duhet
Ivanka Trump i përket një stadi tjetër shoqëror, që lidhet me punët zyrtare të jetës politike. Të dyja paraqitjet e mësipërme janë të përshtatshme për një status të tillë, por problemi i vetëm qendron në ‘ngrirjen’ e modelit në të majtë. Flokët e lirshëm e të krehur thjeshtë, të sjellin në mendje vetëm lirinë dhe pamjen rinore.
Balluke me fije shumë të shpeshta
Hapësira mes fijeve të ballukeve nuk është kurrë etike sa duhet për t’u parë, ashtu sikurse duket sikur karakterizon tipin e femrës që nuk kujdeset kurrë për veten. Nëse nuk dëshironi balluke të plota, atëherë zgjidhni modelin në anë.
Ngjyra është tejet një-dimensionale
Kur Jennifer Lawrence vendosi t’i lyente flokët komplet të errëta, nuk e kuptoi se në atë çast i dhuroi vetes asgjë më shumë, se sa pamjen e një gruaje të thinjur, që përdor të njejtën nuancë, vetëm për të mbuluar kokën e zbardhur. Tashmë që është në listën e bjondeve më të bukura në botë, JLaw ngjason edhe më e re nga ç’është, me guximin për të eksploruar me nunacat e po së njejtës bazë.
Shumë volum
Në imazhin në të majtë, a nuk mendoni se Jennifer Lopez ngjason më tepër me vjehrrën tipike të nuses, në ditën e martesës së saj? I gjithë ai volum, duket sikur do të tërheqë vëmendjen nga difekte të lëkurës, si: rrudha apo njollat e moshës, kur në të vërtetë, modeli në të djathtë nxjerr në pah të gjithë bukurinë dhe natyralitetin e fytyrës.
Shumë të gjata
Pa kuptuar, floku i gjatë ndodh që duket sikur merr përposhtë edhe fytyrën, duke e treguar atë më të lodhur e duke i dhënë një pamje më të shkujdesur. Prerja më shkurt, përqendron shikimin tek një fytyrë krejt origjinale, pa lodhje të tepërta e ngarkesa të mëtejshme të moshës.
Shkallëzimi i shumtë
Duket sikur një grua e moshës së mesme, i ka lënë flokët të rriten në mënyrë të çregullt, pa u kujdesur aspak për to. Prerja e njëtrajtshme, do t’ju dhurojë një pamje rinore e tejet të rregullt.