KreuFashion

Këto kostume banje për trupa të mbushur, do t’ju bëjnë të ndiheni si një modele

Ashley Graham ka realizuar një koleksion kostumesh banje, të cilat janë për çdo formë dhe çdo masë trupore. Ashley është një modele, e cila ka menduar të bëjë të lumtura të gjitha femrat kudo që janë, pavarësisht përmasave trupore. Me koleksionin e ri të rrobave të banjës, modelja u kërkoi klienteve të saj të pozonin me kostumet e plazhit, fare pa komplekse. Duket se modelja-stiliste ia arriti qëllimit, pasi me koleksionin e saj qindra gra me përmasa XL, apo XXL mundën të heqin komplekset dhe të dalin në plazh krenare për trupin e tyre. Nëse edhe ju jeni një prej atyre femrave që nuk i keni përmasat 90-60-90, por pak më shumë, shfletoni galerinë dhe zgjidhni kostumin tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF